Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tifozët mësyjnë fushën, ndërpritet derbi i Athinës (pamjet)

Futbolli grek nuk shpëton dot nga aktet e dhunës së tifozëve, që dalin në skenë kryesisht në sfidat derbi, siç ishte dhe përplasja mes Panathinaikosit dhe Olympiakosit në stadiumin olimpik të Athinës për javën e 25-të të kampionatit.

Në minutën e 5-të të kësaj përplasjeje të zjarrtë, ndeshja u ndërpre për rreth 8 minuta, pasi disa mbështetës të skuadrës vendase lanë vendet ku ishin akomoduar, duke kaluar rrethimin. U desh ndërhyrja e policisë, që tifozët të ktheheshin përkohësisht në vendet e tyre.

Panathinaikosi, ku luante titullar edhe futbollisti kuqezi, Ergys Kaçe, u ndëshkua me gol në minutën e 53-të, çka irritoi edhe më shumë tifozët vendas, që vërshuan sërish në fushë, duke rrezikuar jetën e futbollistëve miq.

Këtë radhë gjyqtari kryesor ftoi skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, duke e e ndërprerë përfundimisht në minutën e 70-të.

Klubi i Panathinaikosit, për mospërmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes rrezikon (përveçse humbjen e ndeshjes në tavolinë) t’i hiqen pikë nga klasifikimi i përgjithshëm si dhe një gjobë të majme.

Panathinaikosi nuk po zhvillon një sezon të mirë teksa renditet në vendin e shtatë me 32 pikë, ndërsa Olympiakosi klasifikohet i dyti, me 57 pikë, 10 më pak se PAOK-u kryesues.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...