Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tifozët në Angli mund të rikthehen në muajin tetor!

Gazetar: Alked Gjebrea

Spektatorët në Angli mund të rikthehen në muajin tetor. Këtë herë ai që ngre një hipotezë të tillë është vetë Kryeministri Britanik Boris Johnson, që ka deklaruar se sportet në Angli mund të zhvillohen me praninë e publikut duke filluar që nga muaji tetor. Pas rikthimit, që pas periudhës së gjatë të izolimit dhe masave të forta shtrënguese për shkak të pandemisë së koronavirusit të gjitha sportet në Angli janë zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e spektatorëve, përfshirë madje edhe testin që është duke u luajtur në kriket në Stadiumin Old Trafford ndërmjet përfaqësueses angleze dhe seleksionit të West Indies. Boris Johnson beson se tifozët do të jenë në gjendje për t’u rikthyer nëpër stadiume duke filluar nga muaji tetor.

56-vjecari tha se për përmbushjen e një objektivi të tillë nga data 1 gusht do të fillojnë të bëhen prova të vecanta në aktivitete të ndryshme, por natyrisht cdo lloj hapje do t’I nënshtrohet rregullave të forta dhe udhëzimeve të posacme që do të jepen pikërisht për shkak të situatës me koronavirusin. Që pas rregullave të forta shtrënguese dhe izolimit në masë të popullsisë sportet më të privilegjuar mund të konsiderohen futbolli dhe kriketi, megjithatë në të dy rastet bëhet fjalë për zhvillimin e ndeshjeve me dyer të mbyllura, për arsye të frikës së përhapjes së virusit COVID-19. Kryeministri britanik shpjegoi se do të fillohet eksperimentimi I grumbullimit të njerëzve pak e nga pak nëpër ambjentet sportive, me synimin për të hapur gjithcka gjatë stinës së vjeshtës, por gjithsesi objektivi I arritshëm sipas tij është pikërisht muaji tetor.

Projektet Pilot do të mbahen nën masa të rrepta sigurie, në aspektin e shëndetit dhe higjienës, për të bërë përpara në mënyrë të sigurtë dhe pa rrezikuar shtimin e rasteve të infektimit. 56-vjecari i lindur në Neë York qartësoi se janë përcaktuar edhe aktivitetet që mund të ndihmojnë për krijimin e një ideje më të qartë, në lidhje me atë që mund të bëhet për të përmirësuar më pas situatën dhe përshpejtuar ritmet. Idea është për dy ndeshje miqësore në kriket, ndërmjet skuadrave të meshkujve, ku përfshihet edhe takimi Surrey–Middlesex që do të zhvillohet në stadiumin ndërkombëtar të këtij sporti “The Oval”, në Kennington në jug të Londrës, në datat 26 dhe 27 korrik, kampionatin botëror të snooker-it, që do të mbahet në Sheffield në Teatrin e Famshëm “Crucible” nga data 31 korrik deri më 16 gusht, ndërmjet 32 më të mirëve të këtij sporti, aktivitet që do duhej të ishte zhvilluar në periudhën prill–maj, por gjithashtu në provë do të jetë edhe dita e 1 gushtit, një ditë e shënuar për popullin e apasionuar britanik pas garave me kuaj, sepse në ditën e parë të muajit të ardhshëm do të jetë gjithashtu Festivali I garave me kuaj I Goodwood-it në Saseksin Perëndimor.

Në krahun tjetër Ministri i Sporteve Nigel Huddleston shpjegoi se është i ndërgjegjshëm për problemet që kanë hasur fansat e shumtë, në pamundësi për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, apo për të ndjekur qoftë edhe një ngjarje të rëndësishme sportive, megjithatë 50-vjecari rrëfeu se ndihet i lumtur që qeveria britanike është gati për të ndihmuar në këtë aspekt, madje me një plan konkret për të rikthyer tifozët në stadiume. Nigel Huddlestone shtoi se jo të gjithë sportet e kanë mundësinë për të patur përfitime të mëdha financiare, kështuqë për shumë syresh fansat janë shpirti dhe gjaku, pra pjesë e domosdoshme për ekzistencën e tyre, sidoqoftë Ministri i Sporteve tha se projektet pilot dhe mendimi I ekspertëve në fushën e mjekësisë do të ndihmojnë për të garantuar një kthim të sigurtë të tifozëve. Ndonëse do të nevojitet kohë për t’i mbushur këto impiante me kapacitet të plotë përsëri Huddlestone beson se ky duhet konsideruar si një hap I madh, për të bërë përpara në drejtimin e duhur për të kthyer tifozët nëpër stadiume anembanë vendit.

Huddlestone garantoi se Departamenti për Kulturën Median dhe Sportet do të bëj çmos për të ndërmarrë projejkte të tilla prove edhe për sportet e tjera. Natyrisht gjithcka do të bëhet më e thjeshtë nëse gjatë këtyre testimeve që do të kryhen do të zbatohen me përpikmëri udhëzimet dhe protokollet, që do të hartohen nga komisionet e vecanta të qeverisë, por sidoqoftë emëruesi i përbashkët në cdo rast është respektimi i distancimit social dhe ulja pikërisht në ndenjëset e paracaktuara dhe vendet e posacme. Në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën 45.000 vetë, ndërsa numri I të infektuarve nga pandemia e koronavirusit ka shkuar në plot 292.000.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...