Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Tifozët reagojnë kundër skuadrës së tyre, ndërpritet ndeshja e Eredivisies

Sfida Groningen-Ajax, e vlefshme për javën e 32-të të Eredivisies u ndërpre përfundimisht për shkak të hedhjes së tymuesve dhe mjeteve të tjera piroteknike nga ana e tifozëve vendës pa u mbushur 10 minuta lojë.

Futbollistët e Ajaxit po përgatiteshin për të ekzekutuar një goditje dënimi, kur gjyqtari vendosi t’i dërgonte të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Reagim i fansave të Groningenit kishte lidhje me situatën ku ndodhej skuadra, tashmë e rënë nga Eredivisie. Një tifoz vrapoi nëpër fushë, po u neutralizua menjëherë nga forcat e sigurisë.

 

Lojtarët u tërhoqën në dhomat e zhveshjes dhe loja u ndal për 15 minuta. Më pas të dy skuadrat u kthyen në fushë, por loja u ndërpre përsëri pasi një tjetër re e zezë tymi pushtoi fushën.

Gjyqtari përsëri urdhëroi skuadrat të grumbulloheshin dhe ndeshja u ndërpre përfundimisht.

 

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....