Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tifozët të shqetësuar, Gjermania nuk bind para Botërorit

Gjermania e Joachim Löw nuk vjen në formën e saj më të mirë në Botërorin e Rusisë madje dyshimet nuk mungojnë për kampionët në fuqi të botës, të cilët në 5 takimet e fundit kanë regjistruar tre barazime dhe dy humbje, statitikë shqetësuese për ata që konsiderohen si favoritët e mëdhenj të titullit. Deri para pak kohësh gjithçka dukej se ecte pozitivisht për këtë ekip që e përfundoi fazën kualifikuese plot suksese dhe numra spektakolarë me 43 gola gola në favor dhe vetëm katër kundër në dhjetë ndeshje, gjithsesi rezultatet e fundit kanë ngjallur disa dyshime.Diçka e tillë nisi gjatë muajit nëntor kur Gjermania luajti përballë Anglisë dhe Francës takime që përfunduan me barazimet 0-0 dhe  2-2, rezultateve nuk iu kushtua rëndësi por fitorja nuk erdhi as në ndeshjen me Spanjën në muajin mars që u mbyll në shifrat 1-1, e më pas në Berlin pësoi humbjen 0-1 ndaj Brazilit sikundër dhe ndaj Austrisë 1-2. Fitorja e shënuar ndaj Arabisë Saudite 2-1 nuk ishte entuziasmuese pasi kjo përfaqësuese është inferiore krahasuar me kualitetin e gjermanëve. Por përtej rezultateve nuk kanë munguar edhe polemikat. Përjashtimi i Leroy Sane nga lista e 23 të grumbulluarve dhe zgjedhja e Noier si titullar në vend të Ter Stegen kanë krijuar jo pak ilaritet në ambientin gjerman. Gjithsesi, e vërteta pritet të dalë në shesh duke filluar nga 14 qershori dhe tekniku Joakim Low është i bindur se skuadra që ka në dispozicion do të jëtë gati për të bërë një tjetër performancë mbresëlënëse kur deklaron se Gjermania ka shumë potencial dhe se nuk ndihet aspak i shqetësuar pasi ata janë gati për këtë turne. Për të gjithë skeptikët Gjermania pritet ta thotë të vërtetën e saj gjatë ditëve në vijim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...