Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tifozi izraelit, me thikë në dorë drejt Iscos

Gjatë sfidës mes Izraelit dhe Spanjës, e fituar 0-1 nga skuadra e Lopeteguit, ka ndodhur një episod i pazakontë, që i la të befasuar të pranishmit në stadiumin e Jeruzalemit. Sapo gjyqtari kryesor vërshëlleu për përfundimin e takimit, 6 tifozë vendas thyen radhët e sigurisë, duke vërshuar në fushë.

Sikurse raportojnë mediat izraelite, një prej tyre mbante në dorë një thikë dhe u shkëput nga pjesa e tjetër e grupit duke kërcënuar pikërisht  mesfushorin e Realit të Madridit, Isco. Për fat të mirë, tifozi u neutralizua bashkë me 5 agresorët e tjerë të fushës nga forcat e policisë, para se të mbërrinin te lojtarët spanjollë.

Zëdhënësi i policisë deklaroi menjëherë pas këtij episodi se për këtë takim u morën masat e zakonshme të sigurisë, cka tregon se nuk ka patur asnjë të dhënë për ndonjë atentat të mundshëm. Për asnjë moment Isco nuk ishte në rrezik real, pasi forcat e sigurisë izraelite ndërhynë menjëherë, por mbeti i paqartë fakti se si ishte bërë e mundur që ajo thikë të kalohej brenda ambienteve të stadiumit.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...