Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tiger Woods bëhet copash në një aksident automobilistik

Tiger Woods, 45 vjeç, u shtrua në spital pasi u përfshi në një aksident automobilistik në Los Angeles, në shtetin e Kalifornisë (SHBA), këtë të martë, në mëngjes. Golfisti i famshëm amerikan ishte vetëm në automjet në momentin e aksidentit, duke rënë në një argjinaturë në një zonë të vendosur midis Rolling Hills Estates dhe Rancho Palos Verdes.

Pasi mbërriti ndihma e shpejtë, Tiger u nxor me vështirësi nga automjeti, që ishte shndërruar në një masë hekuri për shak të shkatërrimit të madh.

Shkalla e dëmtimit të Woods dhe rrethanat e aksidentit, mbeten të paqarta, megjithëse manaxheri i tij, Mark Steinberg, konfirmoi për Reuters se ka pësuar “dëmtime të shumta në këmbë. Ai i është nënshtruar operacionit dhe ne i falënderojmë ata (stafin mjekësor) për privatësinë dhe mbështetjen e tyre.”

Ndërsa zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit, Henry Narvaez, shtoi se “dëmtimet ishin nga të moderuara deri në kritike”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...