Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tirana, Merveille te Getafe për 400 mijë Euro

Merveille te Getafe. Talenti i Tiranës transferohet në atë që konsiderohet gjerësisht si një ndër kampionatet më të fortë dhe të bukur të Botës, La Ligën e Ronaldos dhe Messit. Nga shitja e tij klubi bardheblu përfiton bukurinë e 400 mijë Eurove, ndërkohë që Tirana do të marrë edhe 10 përqind të të ardhurave në rast rishitjeje të 19-vjecarit nga Kongo që spikati sezonin e kaluar me talentin e tij në Kategorinë Superiore.

Merveille Ndockyt hyn në këtë mënyrë drejt e në listën e 3 shitjeve më të bujshme të kampionatit shqiptar në këto dekadat e fundit, pas atyre të Olyainkës dhe Bernard Berishës. I kërkuar prej kohësh nga Osijek në kampionatin kroat, por edhe skuadra të tjera, sharmi i Getafes dhe kampionatit spanjoll ka qenë i parezistueshëm për vetë futbollistin, ndërkohë që për klubin është padyshim një biznes i mirë, duke marrë parasysh që oferta e Osijek për Mervielle dhe Aquah ishte në total 550 mijë Euro, Tirana tani prej largimit të tij merr 400 mijë euro, ndërkohë që drejtuesit e klubit m,e largpamësi kanë ruajtur edhe 10 përqind të të drejtave në rast rishitje, duke patur parasysh moshën e re rtë lojtarit si dhe faktin që La Liga është një vitrinë ku nëse shkëlqen mesfushori mund të shumëfishojë disa herë vlerën e tij.

Për arkat e Tiranës vjen në këtë mënyrë një garanci e rëndësishme financiare, ndërsa Merveille shkon në La Liga. Të gjithë të lumtur, ndërkohë që vlen të evidentohet se si Kategoria Superiore është kthyer tanimë zyrtarisht në një kampionat me vëmendje më të madhe dhe trampolinë e rëndësishme për kampionatet elitare të Europës, me largimin e Merveille që konfirmon trendin e sulmuesit të Partizanit Khaleb Ekuban, që falë paraqitjeve të mira me të kuqtë arriti të transferohej te Leeds United në Angli.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...