Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana afron 2 lojtarë të tjerë nga akademia!

Tirana vazhdon të firmosë kontrata profesioniste me elementë cilësorë nga skuadrat e të rinjëve. Sëfundmi pjesë e bardhebluve janë bërë Omar Musaj dhe Marvin Kodra të cilët vinë nga akademia dhe kanë firmosur kontratat e tyre të para me bardheblutë. I pari është 18-vjeç dhe aktivizohet si mbrojtës, ndërsa i dyti është 19-vjeç dhe luan si portier. Me Egbon si trajner të Tiranës, të 7-të futbollistët e akademisë që janë bërë pjesë e skuadrës së parë do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton dy afrime të reja nga Akademia e Futbollit Tirana. Mbrojtësi i majtë Omar Musaj dhe portieri Marvin Kodra zyrtarizuan sot bashkimin e tyre me ekipin e parë për sezonin e ri. Mbrojtësi 18 vjeçar dhe “gardiani” shtatlartë vijnë si një përforcim i mirë për skuadrën. I urojmë suksese me fanellën bardheblu“, lexohet në komunikatën e 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...