Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tirana afron brazilianin Eder në sulm

Eder Paulista një sulmues Brazilian për Tiranën. Bardheblutë kanë mundur të sigurojnë shërbimet e sulmuesit 28 vjecar që është një zgjedhje e trajnerit Ze Maria. Eder Paulista pritet të jetë një emër më shumë repartin e avancuar të bardhebluve teksa pritet të sjellë më shumë alternativa. Ai vjen nga skuadra braziliane e Inter de Limeira, ekip që luan në kategorinë e 3-të të kampionatit paulist, ku falë Ederit skuadra mundi të ngjitej një kategori më lartë në atë të 2-të të kampionatit paulist. Suksesi më I madh I klubit të tij ka qenë aktivizimin në Serie B të Brazilit. Suksesi më I madh I Ederit në karrierë ka qenë shënimi I golit fitues në finalen e kampionatit rajonal paulist, në kategorinë e 3-të aq sa imazhi I tij I përlotur pas sfidës gjeti pasqyrim dhe në të përditshmen më të madhe sportive braziliane, globoesporte. Futbollisti ka firmosur zyrtarisht me Tiranën dhe pritet t’i bashkohet shumë shpejt në stërvitje kryeqytetasve për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Ze Maria.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...