Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana apo Kastrioti? Ja skenarët e mbijetesës

Gabimet e Tiranës në këtë sezon, që e kanë çuar në një depresion, për shkak të hijeve të mbijetesës, janë të panumërta. Gafa e fundit, nëse mund të konsiderohet e tillë, u bë në ndeshjen e shtëpisë me Kastriotin, ku baradhblutë nuk arritën të fitonin, madje as të shënon. Nëse do të merrnin tri pikë me krutanët, do t’u duheshin vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit për të qëndruar në elitë.

Duket sikur po përsëritet skenari i dy viteve më parë, kur Tirana nuk arriti të fitonte finalen e mbijetesës më Vllazninë, megjithatë klubi më i titulluar në vend ka ende kohë për të shmangur një tragjedi të dytë.

Në dy javët e fundit, bardheblutë luajnë në transfertë me Laçin e në fund presin Flamurtarin, ndërsa Kastrioti pret Teutën e në javën e fundit luan në transfertë me Kukësin.

Tiranës i duhen të paktën 4 pikë për të siguruar mbijetesën, pra mund të barazojë në Laç dhe të fitojë në “Selman Stërmasi” me Flamurtarin, ose të fitojë në Laç dhe të marrë të paktën një pikë në sfidën e fundit.

Kastriotit i duhet patjetër suksesi në shtëpi me Teutën dhe të tentojë gjithçka për gjithçka në sfidën e fundit me verilindorët në sfidën e fundit. Kastrioti mund të shpëtoje edhe me vetëm një fitore, por kjo ndodh vetëm nëse Tirana i humbet të dyja sfidat e fundit, ose me një fitore dhe një barazim, nëse Tirana merr vetëm një pikë në dy javë.

Duke marrë në konsideratë kundërshtarët me të cilët do të përballen dy rivalët e mbijetesës, si dhe objektivat e tyre, nuk mund të përjashtohet asnjë skenar.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...