Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana beson te Mema, nisin bisedimet për sezonin e ardhshëm

E ndërtuar për të synuar objektiva madhorë, Tirana kaloi një sezon tejet të komplikuar, ku vetëm në javën e fundit të kampionatit arriti të sigurojë mbijetesën dhe të shmangë rrjedhimisht një tjetër dramë.

Pavarësisht investimeve dhe emrave, në letër të bujshëm, bardheblutë vuajtën jo pak këtë sezon, teksa në fund dështuan edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, një trofe që mund të ndryshonte disi atmosferën.

Ardian Mema mori përsipër një barrë të rëndë vitin e kaluar, e cila ka ngarkesë edhe më të madhe kur ke gjak bardheblu, dhe bëri maksimumin për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, për këtë arsye drejtuesit duket se janë bindur për t’i ofruar rinovimin.

Mësohet se palët kanë biseduar dhe tekniku është gati të vijojë përvojën e tij tek klubi i zemrës, edhe pse ka vendosur disa kushte përsa i përket ndërtimit të skuadrës, që pritet të pësojë ndryshime, me qëllim që të mos përsëritet sezoni që sapo përfundoi.

Në këtë mënyrë janë venitur alternativat që kishin dalë mbi sipërfaqe, nëse klubi 24 herë kampion do të vendoste të ndërmerrte një tjetër kurs, ndaj përjashto ndonjë ndryshim të papritur, Mema do të jetë trajner i Tiranës edhe edicionin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...