Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Tirana dominon turneun e përfaqësueseve rajonale, Sylvinho u dorëzon trofeun fituesve

Turneu i përfaqësueseve rajonale, që organizohet nga FSHF, uli siparin këtë të enjte me tri takimet finale për tri grupmosha, U-12, U-13 dhe U-14.

Të tria ndeshjet finale u zhvilluan në “Shtëpinë e Futbollit”, teksa Tirana ia doli mbanë të shpallet fituese në të tria grupmoshat.

Ndeshja e parë finale ishte ajo e grupmoshës U-14 mes Tiranës dhe Durrësit. Të dy ekipet dhuruan paraqitje fantastike dhe spektakël në fushën e lojës, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Nga penalltitë djemtë e vegjël të Tiranës u treguan më të saktë dhe fituan 3-2. Kupa për ekipin përfaqësues rajonal të grupmoshës U-14 u dorëzua nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe anëtari i Komisionit të ekipeve Kombëtare, Afrim Tole.

Finalja e dytë ishte ajo e grupmoshës U-13 mes Fierit dhe Tiranës. Djemtë e Tiranës triumfuan me rezultatin 2-0, ndërsa Kupa u dorëzua nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe anëtari i Komisionit të ekipeve Kombëtare, Eldorado Merkoçi.

Ndeshja e fundit finale ishte ajo e grupmoshës U-12 mes Fierit dhe Tiranës. Një ndeshje që nuk pati histori pasi u dominua nga djemtë e vegjël të Tiranës që në fund fituan me rezultatin e thellë 11-2. Kupën për ekipin përfaqësues rajonal të Tiranës U-12 e dorëzoi trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior.

Lexo edhe: 

Pjesë e turneut të përfaqësueseve rajonale për ekipet e moshave U-12, U-13 dhe U-14 ishin të gjitha ekipet rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.

Ky turne ka si synim kryesor rritjen e cilësisë së lojtarit mesatar në vend teksa trajnerët e specialistët e ekipeve Kombëtare ndjekin nga afër ecurinë e këtyre lojtarëve për të evidentuar element të rinj që mund t’i shërbejnë ekipeve Kombëtare të moshave në të ardhmen.

Ndeshjet finale:

Grupmosha U-12/ Fieri – Tirana 11-2

Grupmosha U-13/ Fieri – Tirana 2-0

Grupmosha U-14/ Tirana – Durrësi 1-1 (Me penallti 3-2)

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...