Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana e kujdeshme, rinovime dhe zero afrime

Bardheblutë kanë të programuar datën 5 korrik si ditën që do të nisë grumbullimin dhe me datë 15 do të niset jashtë vendit për të zhvilluar fazën përgatitore. Deri më tani i ashtuquajturi projekti i Superiores ende nuk ka nisur të vihet në jetë.

Procesi deri më tani ka patur në qendër të vëmendjes rinovime kontratash, teksa  goditjet e para në merkato ende nuk kanë ardhur. Në fakt, një pjesë e mirë e ekipeve të Superiores po tregohen disi të ngadalta në merkato, por te Tirana episodi i hidhur i një sezoni më parë është një leksion i pastër, ndaj kujdesi duhet të jetë maksimal.

Mund të cilësohet si lajmi i mirë që deri më tani janë ruajtur të gjithë emrat me peshë që ka skuadra, por nuk mjafton me kaq. Vetë tekniku Ze Maria e ka deklaruar hapur se për të përballuar vështirësitë e Superiores nevojitet një grup lojtarësh me përvojë. Vend për t’u nxituar nuk ka, por në radhët e bardhebluve ka ardhur momenti, jo vetëm për  rinovime, por edhe për afrime.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...