Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Tirana e mbyll në Antalia, nesër vjen në Shqipëri

Skuadra e Tiranës e ka të qartë se rikthimi në Superligë kërkon punë të palodhur dhe mesa duket kjo është një ndër arsyet pse po e shfrytëzon fazën përgatitore në Antalia, deri në pikën e fundit. Pasi kanë përcjellë të gjithë klubet e Kategorisë Superiore për në shtëpi, bardheblutë do të jenë ekipi i fundit që do të fluturojnë drejt Shqipërisë ditën e enjte në mbrëmje.

Kryeqytetasit janë e vetmja skuadër e Kategorisë së Parë që ka udhëtuar drejt Antalyas, duke i ofruar kështu djemve të ekipit kushtet optimale për të marrë ngarkesën fizike që do t’u duhet për të përballuar fazën e dytë të kampionatit. Në këto pushime dimërore, skuadrës i është bashkuar maqedonasi Aleksandar Ristevski, por prova e këtij të fundit ka rezultuar e pasuksesshme dhe rrjedhimisht nuk ka marrë pëlqimin e trajnerit Ze Maria.

Për këtë arsye mbrojtësi është larguar nga qyteti bregdetar një ditë para përfundimit të kësaj faze. Përpos stërvitjes intensive, Tirana ka zhvilluar edhe 3 ndeshje miqësore prej të cilave nuk ka arritur të shijojë asnjë fitore. Megjithatë nuk mund të themi se ka dalë e pakënaqur pasi ka rrëmbyer 3 barazime, ku ai i takimit të fundit ndaj skuadrës bullgare Cherno More, ka rezultuar pa gola.

Ndoshta klima perfekte dhe jodi i Antalias mund t’i shërbejë kryeqytetasve për ta përballuar këtë fazë të dytë me sukses dhe t’i rikthejnë entuziazmin tifozëve që sezonin e kërkojnë me patjetër ringritjen e tyre në 10-shen e Superligës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...