Kupa e Shqiperise

Tirana e Partizani “ndezin motorët”, në top-formë para derbit

Vetëm tre ditë para derbit të shumëpritur të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani kanë zhvilluar provat gjenerale në ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, duke regjistruar që të dyja fitore me rezultatin e thellë 4-0.

Kështu bardheblutë e Ze Marias, pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Ilirisë në Fushë-Krujë me rezultatin 1-4, sot kanë arritur të shënojnë sërish 4 gola, por këtë herë të mos pësojnë asnjë.

Sentamu ka qenë në një formë mjaft të mirë, duke shënuar tre herë në pjesën e parë, ndërsa sulmuesi i rikthyer nga dëmtimi, Ngoo vulosi suksesin 4-0 dhe kualifikimin për më tej në Kupën e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, pas fitores minimale 0-1 në ndeshjen e parë në Pukë, sot Partizani arriti të shënojë plot 4 herë në portën e Tërbunit, ku protagonist ishte sulmuesi anësor shkodran Eraldo Çinari me një dopietë.

Golat e tjerë për të kuqtë u shënuan nga shkodrani tjetër Rubin Hebaj dhe sulmuesi Jurgen Bardhi, ndërsa trajneri Skënder Gega mori një tjetër sinjal pozitiv nga skuadra e tij, në prag të derbit të shumëpritur të kryeqytetit.

Tirana-Partizani do të luhet të premten në mbrëmje, në orën 19:45 dhe do të vijë live dhe ekskluzivisht për të gjithë abonentët e Digitalb/Supersport, në Supersport 3, duke filluar që nga ora 18:00 me mbërritjen e skuadrave në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe për të vijuar më tepër se një orë pas përfundimit të ndeshjes, me intervistat e protagonistëve të derbit të kryeqytetit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency