Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana emëron trajnerin e ri, nga Holanda për të tentuar titullin!

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin 36-vjeçarit.

Një rikthim në familjen bardheblu për Fagun, i cili ishte zëvendëstrajner për një vit e gjysmë, para se të niste një aventurë të re në Holandë tek Afc DWS në Amsterdam.

Ish-mbrojtësi la futbollin në vitin 2014 pas një dëmtimi të rëndë, kur ishte pjesë e Skënderbeut.

Më pas u përkushtua në botën e trajningut. Fagu drejtoi disa skuadra moshash

Në vitin 2021 u bë pjesë e stafit të Tiranës së bashku me Orges Shehin, ndërkohë që mori dhe drejtimin e skuadrës së 21-vjeçarëve.

Pas eksperienës në Holandë, Fagu do të ketë provën e madhe në Superiore, duke u bashkuar me bardheblutë, me të cilët synon titullin kampion.

Lexo edhe: 

36-vjeçari është trajneri i tretë i kryeqytetasve këtë sezon. Pas Orges Shehit dhe Julian Ahmatajt.

Tirana ndodhet aktualisht e katërta me 34 pike, teksa Fagu do të debutojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ndaj Teutës, që do luhet sot në orën 17:00 në “Niko Dovana”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...