Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana firmos me portierin që di t’i shënojë Partizanit

Tifozët e Tiranës kanë një arsye të fortë për të besuar se afrimi i një portieri si Shpëtim Moçka është i goditur. “Gardiani” vlonjat, nuk di vetëm të presë, por edhe të shënojë. Mjafton të kujtojmë që sezonin e kaluar i mohoi fitoren Partizanit në transfertë me Teutën në minutat shtesë. Nëse diçka të tillë do ta përsëritë në derbi, pra sërish kundër Partizanit, por me fanellën bardheblu, do të shndërrohej më shumë se një hero. 28-vjeçari, ish-portier i Shpresës, ka firmosur për 1 vit me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Në njoftimin e klubit kryeqytetas shkruhet:

 “Është prezantuar sot në ambientet e klubit, portieri Shpëtim Moçka për Tiranën Superiore. Futbollisti nga Vlora ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën 1-vjeçare që e bën zyrtarisht bardheblu.

Moçka vjen si një përforcim me vlera për skuadrën në prag të sezonit të ri. Në sezonin e fundit portieri 28-vjeçar ka qenë pjesë e Teutës ndërkohë që numëron dhe të tjera eksperienca në klubet e Superiores.”

Moçka do të ketë një konkurrent të fortë për rolin e titullarit, veteranin Ilion Lika.

https://www.facebook.com/kftirana.al/videos/289021431873400/?t=29

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...