Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Tirana fiton sërish me Besëlidhjen, pranë përmbysjes së madhe

Tirana triumfoi 82-66 ndaj Besëlidhjes në finalen e katërt play off luajtur në “Feti Borova”, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve.

Bardheblutë ia dolën të rikuperonin dy humbje e para, duke rikthyer ekuilibrin e plotë me titullin kampion që do të vendoset pas tri ditësh, në finalen e pestë dhe të fundit.

Kjo përballje ishte mjaft emocionuese, pasi pallati i sportit ishte i mbushur plot, Të dyja skuadrat kërkuan fitoren, por duket se presioni tek ekipi lezhjan ishte më i madh, duke mos dhënë në fushë atë që pritej. Ndërsa Tirana nuk kishte asgjë për të humbur dhe luajti më mirë, duke e merituar fitoren.

Lexo edhe: 

Në periodën e parë, Tirana pati një epërsi të lehtë 21-15, me lezhjanët qëndruan gjthnjë në ndjekje. Gjysma e parë e ndeshjes u mbyll 39-36 për bardheblutë. Kryeqytetasit qëndruan gjatë gjithë lojës në komandë, duke u shkëputur 58-51 në përfundim të periodës së tretë.

Në 10-minutëshin e fundit Tirana ishte më e saktë, mbrojti mirë dhe përfitoi nga nxitimi i basketbollistëve të Besëlidhjes.

Tirana e thelloi diferencën dhe fitoi 82-66, duke barazuar 2-2 serinë e finaleve dhe nis festën. Në radhër e Tiranës ra në sy Davis me 24 pikë, ndërsa 40 pikët e dyshes lezhjane Robinson-Bernard vlejtën vetëm për statistikë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...