Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana gati të bëjë “boom”, në negociata të avancuara me dy lojtarë të Kombëtares

Tirana përgatit dy lëvizjet më të bujshme të merkatos së janarit. SuperSporti mëson se kampionët janë në bisedime me Kristal Abazajn dhe Bekim Balajn. Burime të sigurta bëjnë me dije se dy lojtarët e kombëtares janë ulur në tryezë me drejtuesit e bardhebluve dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes.

Balaj në ditët në vijim do të takohet me presidentit Refik Halili për të mbyllur marveshjen, teksa bëhet e ditur se gjithçka është në rrugën e duhur dhe zyrtarizimi mund të vijë së shpejti. Shkodrani është lojtar i lirë pas largimit nga klubi turk Keciorengucu dhe është një opsion i mirë për klubet e Superiores. Gjithashtu, 32-vjeçari është në bisedime edhe me Vllazninë, por Tirana është një hap përpara për të mbyllur marrëveshjen me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare.

Situata është e njëjtë edhe me Kristal Abazajn.  26-vjeçari, pas largimit nga Istanbulspori, është në kërkim të një klubi, teksa Tirana ka avancuar në bisedime dhe është gati për të rikthyer një element cilësor në kampionatin shqiptar. Vetë lojtari pak muaj më parë deklaroi se, nëse një ditë do të kthehet në Shqipëri, do ta bënte vetëm për Tiranën dhe, me sa duket, kjo do të ndodhë në merkaton e janarit.

Abazaj këtë edicion numëron pesë paraqitje në kampionat me Istanbulsporin, ndërsa Bekim Balaj është aktivizuar në 14 sfida me Keciorungucu, ku ka shënuar edhe një gol.

Të dy sulmuesit e njohin mjaftë mirë kampionatin shqiptar, pasi më parë Balaj ka luajtur për Vllazninë dhe Tiranën, ndërsa Abazaj ka qenë pjesë e Elbasanit, Luftëtarit dhe Kukësit, teksa me rikthimin e tyre në Superior synojnë të ndihmojnë Tiranën në objektivin titull.

Aktualisht kampionët e Shqipërisë ndodhet në vendin e dytë, një pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Partizani.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...