Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana i kundërpërgjigjet Partizanit: Mos bëni hetuesin dhe prokurorin

Vjen dhe reagimi i Tiranës për aktet e dhunës dhe shfaqjet e tjera të shëmtuara para se të niste derbi i kryeqytetit me Partizanin. Në qëndrimin zyrtar të klubit bardheblu theksohet se është zbatuar me rigorozitet plani i masave dhe për të gjetur fajtorët janë vënë në dispozicion të policisë serverët dhe pamjet filmike. Në fund të këtij qëndrimi, Tirana i bën thirrje Partizanit (reagoi ashpër duke akuzuar edhe administratorët e stadiumit), që të ruajë qetësinë dhe të mos bëjë rolin e hetuesit dje prokurorit.

Reagimi i Tiranës

“Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga te gjitha aktet e dhunes, shfaqjet e shemtuara jo sportive dhe denon ashper te gjitha problematikat e krijuara nga tifozet ne ndeshjen Tirana – Partizani.

KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policine e Tiranes per mbarevajtjen e takimit brenda dhe jashte stadiumit “Selman Stermasi”.

Ne perfundim te takimit, klubi ka vene ne dispozicion te Policise, serverat e sistemit te kamerave te stadiumit, per te gjetur dhe denuar me pas pergjegjesit e incidenteve ne stadium por edhe autoret e incidenteve te mbetura fatmiresisht ne tentative.

Klubi i Futbollit Tirana eshte nje klub futbolli dhe jo nje institucion policior. Si i tille, konform te gjithe rregullave te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve te Shtetit Shqiptar, kemi marre masa organizative per ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorezuar ato me pas ne institucionet perkatese.

Ftojme KF Partizanin te ruaj qetesine, bashkepunoje me Policine nese disponon materiale filmike apo prova per te gjetur autoret dhe fajtoret e incidenteve ne stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet te mos kaloje kompetencat per te folur nxituar here si hetues dhe here te tjera si prokuror.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...