Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana ka humbur autoritetin e kampionit, tani luan për mbijetesë

Tirana është për mbijetesë! Para një dekade ishte utopike vetëm ta mendoje një skenar të tillë, ndërsa sot ky është produksioni “dramë-horror” i bardhebluve. Në maj të 2017-ës apokalipsi pushtoi Tiranën. Viti i purgatorit në Kategorinë e Parë duhet të kalonte me shpejtësinë e dritës për të mos u kthyer më në ato ujëra, por për fatin e keq të 24 herë kampionëve, sot kjo skuadër është sërish në garë mes jetës dhe vdekjes sportive.

Trajneri Ardian Mema e ka pranuar se për momentin kjo skuadër duhet të përqendrohet tek një objektiv, që është qëndrimi në Superiore. Kjo në vetvete është një tjetër humbje e madhe. Derbi mund të shërbente si pikë kthese, pasi fitorja ndaj rivalit historik është si një prekje magjike që të dërgon në qiell. Tirana e pati shansin, kaloi në avantazh, por më pas, nga parajsa zbriti në ferrin ku ka qëndruar gjatë gjithë këtij edicioni.

Dikur mendësia e këtij klubi të impononte fitoren, madje aq i ngulitur ishte ky mentalitet, sa edhe kur bardheblutë ishin në disavantazh të dy golave, besimi ishte maksimal tek përmbysja. Aktualisht skuadra ndodhet plotësisht në bregun tjetër dhe kur është në epërsi, duket sikur pret të pësojë në çdo çast, pasi nuk ka besim tek fitorja.

Dy herë mund të jetë rastësi, tre herë është fakt. Teuta, Luftëtari e Partizani, tre raste kur bardheblutë janë dorëzuar pasi kanë qenë në avantazh, pa harruar edhe takimin në Kamëz, ku nuk ia dolën të mbronin fitoren, duke barazuar. Me 9 ndeshje pa u larguar me entuziazmin e një triumfi, Tirana është në “gjendje kome”, tifozët e zhgënjyer nuk e shpëtojnë, ndërsa lojtarët e trajneri ende nuk janë doktorët e mrekullisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...