Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana kampione? Ndaj Vllaznisë nuk ishte ajo!

Gazetar:Rinald Bregasi

Tirana nuk është kurrë një skenë e lehtë, Nevil Dede këtë e di mirë, si lojtar dhe trajner i bardhebluve, epoka Dede 3 në stolin kryeqytetas ka nisur me një humbje, të shtangur në sekondën e fundit në Loro Borici, fillim i vështirë por në fakt sic edhe pritej, mbi të gjitha për gjendjen në të cilën vinin bardheblutë, përvec Kale të dëmtuarit afatgjatë , edhe Torasa i padisponueshëm, dhe po ashtu dhe Kobinah tanimë i larguar drejt Egjiptit, po ti shtosh edhe Ngoo, mungon gjithë katërshja e fantastikëve që ishte edhe pika e fortë e Tiranës së titullit kampion, një sulm që shënonte me lehtësi falë elementëve me teknikë dhe harmonisë mes tyre.

Shumë për një skuadër që nis një cikël të ri, sidomos në Shkodër ku përtej vlerave të kundërshtarit, ndikon edhe euforia e një Vllaznie që pas një kalvari të gjatë vuajtjesh po bindet nga ndeshja në ndeshje se ky është vërtet viti i duhur për të realizuar moton, “Rikthim te Lavdia”. Te Tirana shikonin kampionët për tu mundur, por ndërkohë vetë Nevil Dedes në planin praktik, me kombinimin e dëmtimeve apo largimeve, i duhet të hedhë në fushë një Tiranë që pak ka lidhje me atë që fitoi titullin. Për ta kuptuar më mirë, provat në dorë, ky është formacioni i Tiranës kampione, para fitores së bujshme 5-1 ndaj Partizanit , ndeshje e zgjedhur pasi përfaqëson më së miri formacionin tip, të pandryshueshëm të Tiranës së Egbo, asaj të titullit të 25 kampion, duke nisur nga Ilion Lika në portë, Hoxhallari, Gent Muca apo Albi Doka në mbrojtje, Celhaka në mesfushë, e katërshja e plotë e sulmit nuk ishin në Loro Borici.

Ky është formacioni që zbriti në fushë ndaj Vllaznisë fundjavën e shkuar, i mbipopulluar nga lojtarët e ardhur këtë verë, prej pak muajsh, dhe nëse bën një krahasim të shpejtë, kupton se në fushë nga Tirana e titullit ishin vetëm Batha dhe Vangjeli, pra një Tiranë e ndryshuar me plot 9/11 e formacionit titullar. Morali i fabulës, të gjithë i shohin ata si kampionë dhe me të drejtë duan të sillen si kampionë, por vetë Dedes ndërkohë i duhet të ndërtojë një cikël të ri, me një skuadër pothuajse të re, jepini pak kohë, dihej që ky do të ishte një fillim i vështirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...