Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana luan vetëm një pjesë, Kukësi “e përmbys” dhe i afrohet kreut

Ka përfunduar me festën e verilindorëve sfida më e rëndësishme e javës në Kategorinë Superiore mes Tiranës dhe Kukësit, në “Selman Stërmasi”, që u mbyll me rezultatin final 1-3.

Në sfidën ku pritej kthesa e bardhebluve dhe lënia pas krahëve e humbjes së dy javëve më parë në Korçë, kryeqytetasit u panë në fushë vetëm 45 minuta dhe më pas panë t’u përmbysej avantazhi fillestar.

Takimi nisi me Tiranën më kërkuese, që pas zbritjeve në gjysmëfushën kuksiane, arriti të kalojë në avantazh falë fantazistit shkodran Edon Hasani, që u gjend në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë një top të ardhur në zonë.

Minutat në vijim loja ishte e balancuar, me Kukësin që nuk arriti të vërë në vështirësi Ilion Likën dhe Tiranën që tentoi të gjejë golin e dytë, por pa arritur të shkojë rrezikshëm në zonën kundërshtare.

Pjesa e dytë pati një tablo krejt tjetër, me verilindorët e Duros që erdhën në fushë të transformuar dhe të bindur në përmbysjen e rezultatit, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 65-të, kur Shkurtaj mposhti Likën me një penallti të ekzekutuar në formë “panenka”.

Vetëm 10 minuta më vonë ishte sulmuesi anësor Enis Gavazaj, që mposhti për herë të dytë Ilion Likën dhe i dha avantazhin Kukësit, ndërsa në minutën e 80’ ishte Kristal Abazaj ,që ekzekutoi saktë një goditje dënimi dhe dërgoi topin për herë të tretë në rrjetë.

I zhgënjyer Julian Ahmataj, që merr kështu humbjen e dytë në vetëm 5 ndeshje në pankinën bardheblu dhe për më tepër takimin e radhës e pret Partizani, në një derbi ku do të bëjë llogaritë edhe me mungesën e Cale, që plotësoi numrin e kartonëve.

Feston në krahun tjetër Shpëtim Duro, pasi Kukësi i tij është i plotë dhe ka filluar të luajë e të dominojë, teksa me fitoren e sotme mban vendin e dytë, por tani vetëm një pikë larg Partizanit kryesues.

Partizani “bie” në Ballsh, shkon i “plagosur” në derbi, Vllaznia “pushton” Gjirokastrën

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...