Kupa e Shqiperise

Tirana me 10 lojtarë eliminon Flamurtarin, avancojnë të mëdhatë

Tirana heroike në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ekipi bardheblu, edhe pse luajti për më shumë se 75 minuta me një lojtar më pak (Grent Halili u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje ndaj Elton Calesë), nuk pësoi më shumë se një gol ndaj Flamurtarit në Vlorë dhe falë suksesit 2-0 në “Selman Stërmasi” fiton të drejtën për të qëndruar në garë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend.

Goli i brazilianit Cale në fillim të pjesës së dytë nuk mjaftoi për Flamurtarin, që në kohën shtesë pretendoi me forcë për 11-metërsh, por që nuk u vlerësua i tillë nga gjyqtari Alla.

Asnjë problem për Kukësin, që fitoi 2-0 me Apoloninë me gola të Shkurtajt dhe Et’hemit. Laçi fitoi 3-0 me Bylisin, duke zhvlerësuar suksesin 2-0 të ballshiotëve në takimin e parë, ndërsa Teuta shkatërroi 4-0 Lushnjën.

Në Grupin A Partizani kompletoi kualifikimin me goleadë, duke fituar 3-0 me Kastriotin, Skënderbeu iu imponua 3-0 Besëlidhjes, ndërsa Luftëtari u mjaftua me barazimin 0-0 me Egnatian për të vijuar më tej. Fitore e madhe 1-0 e Kamzës me Vllazninë, duke nxjerrë jashtë garës kuqeblutë, falë golit në fushën kundërshtare.

 

Grupi A:

Partizani-Kastrioti 3-0 (4-2)

Hebaj 34′, Mensah 60′, Çinari 64′

Skënderbeu-Besëlidhja 3-0 (2-1)

Vangjeli 57′, Abazi, 72’m Krasniqi 84′)

Luftëtari-Egnatia 0-0 (3-0)

Kamza-Vllaznia  1-0 (1-2)

Bitri 63′

 

Grupi B

Kukësi-Apolonia 2-0 (1-2)

(Shkurtaj 27′. Et’hemi 97)

Laçi-Bylis 3-0 (0-2)

Shtubina 9′ (p), Toro 28′ , Gjoni 44′

Teuta-Lushnja 4-0 (3-1)

Vecaj 30′, 31′, Vila 47′, Latif

Flamurtari-Tirana 1-0

(Cale 49′)

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency