Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Tirana me ambicie drejt Bosnjës, luhet edhe për merkaton

Tirana ka zhvilluar dhe seancën e fundit në kryeqytet dhe është nisur drejt Mostarit, aty ku, këtë të enjte, do të luajë sfidën e kthimit me vendasit e Zrinjskit, për të tentuar përmbysjen pas humbjes 0-1 që pësoi në “Air Albania” pak ditë më parë.

Takim i programuar për në orën 21.00 të së enjtes dhe që si çdo aktivitet që vërtet ia vlen do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport. Një udhëtim i gjatë më autobus dhe sfilitës, çka ka bërë që drejtuesit të planifikojnë nisjen që këtë fillim jave për në Bosnjë Hercegovinë, duke shpresuar që futbollistët të kenë mundësi për t’u rikuperuar para sfidës vendimtare, duke u përshtatur dhe me klimën.

Nisur nga rezultati, gjithçka mbetet e hapur, duke qenë se çështja e kualifikimit rinis nga një disavantazh minimal, por, për t’ia dalë, do të duhet pa dyshim një Tiranë krejt ndryshe nga ajo që u shfaq në sfidën e parë, ku bardheblutë e patën pothuajse të pamundur të ndërtonin aksione të qarta, duke nxjerrë sulmuesit para portës kundërshtare.

E qartë është se ky për Tiranën është një stacion i fundit, me skuadrën që duhet të japë gjithçka pa rezerva për të tentuar kualifikimin, pasi nuk ka më vend për llogari. Pikësëpari, për t’ia dalë, do të duhet një Tiranë sulmuese, që të gjejë golin, teksa deri më tani ka shënuar vetëm një herë në 3 ndeshjet e luajtura në kompeticionet europiane.

Kërkohet një sforco nga e gjithë skuadra, ku disa lojtarë përjetojnë ditë vendimtare në merkato. Për Ennur Totren pritet të jetë takimi i fundit me fanellën bardheblu, pasi më pas do të transferohet te Vorskla Poltava në Ukrainë, me të cilën ka tanimë një akord, ndërsa i destinuar për t’u larguar e për të mbushur arkat e klubit është dhe Taulant Seferi, një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato, nga shitja e të cilit Tirana shpreson të përfitojë të paktën 500 mijë euro.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...