Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana merr një “asist” nga Brescia për mesfushorin e Kombëtares

Emanuele Ndoj është një nga objektivat e Tiranës në merkaton e kësaj vere dhe së fundi bardheblutë kanë marrë një asist nga klubi që zotëron kartonin e futbollistit, Brescia.

Këta të fundit kanë publikuar listën me 26 futbollistët që do të paraqiten në grumbullim për nisjen e përgatitjeve oër sezonin e ri dhe mes tyre nuk është emri i mesfushorit të Kombëtarea Shqiptare.

Trajneri Pep Clotet nuk e ka përfshire Ndojin në listë, duke bërë të qartë se nuk e ka në planet e tij, por pavarësisht kësaj, vetë futbollisti ka nisur prej ditësh stërvitjen i diferencuar, për të kapur formën e duhur fizike.

Ndoj nuk ishte pjesë e Brescias as në gjysmën e parë të 2022-shit, pasi u huazua te Cosenza, ndërsa sezoni i ri mund ta shohë në Superiore, pikërisht me fanellën e Tiranës.

Burime për SuperSport kanë konfirmuar se bardheblutë e kanë bërë tashmë ofertën e tyre për mesfushorin, teksa vetë ky i fundit duket se ka ende dyshime dhe ka kërkuar kohë para se të vendosë.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...