Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana merr një pikë në Ballsh, bardheblutë i nderon një autogol në minutën e 90-të

Tirana shmang humbjen në limite në transfertën e Ballshit ndaj Bylisit vendas. Ballshiotët u shfaqën të rrezikshëm në pjesën e parë megjithatë portieri Visar Bekaj u tregua i gatshëm për të mbrojtur katërkëndëshin e tij. Ndërkohë në fraksionin e dytë, Tirana niset vrullshëm madje duke gjetur edhe golin me anë të Lushkjes.

Por, pas konsultimit me sistemin VAR, goli i bardhebluve u anulua. Megjithatë, goli vjen në krahun tjetër me Bylisin që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Esquerdinhas në minutën e 66-të. Braziliani shënoi një gol të bukur duke u kordinuar saktësisht në hyrje të zonës bardheblu me portierin Bekaj që nuk arriti ta neutralizonte goditjen.

LEXO EDHE:

Pas këtij momenti, kryeqytetasi u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit me Hasanin që u ndal nga portieri Aldo Teqja. Por, mbrojtja vendase u dorëzua në minutën e 93-të, kur topi i goditur nga Hasani u përplas tek këmbët e Damcevskit duke përfunduar në rrjetë. Në këtë formë, Tirana ia doli të evitonte disfatën teksa pas kësaj pike mban kreun me 44 pikë. Nga ana tjetër, Bylis renditet në vendin e nëntë me 28 pikë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...