Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Tirana mposht Bylisin dhe prek Superioren

Tirana është vetëm një pikë larg rikthimit në Superiore, gjë që mund ta bëjë fundjavën e ardhshme, në praninë e tifozëve të saj, në ‘Selman Stërmasi’. Në stadiumin ‘Adush Muça’ të Ballshit, kryeqytetasit morën fitoren e parë sezonale ndaj Bylisit, teksa arritën të shënojnë dy gola të shpejtë me anë të sulmuesit Bedri Greca. Trajneri Ze Maria vlerësoi paraqitjen e skuadrës në vazhdimësi dhe foli për projektin e Tiranës për sezonin e ardhshëm në Superiore.

Fituat për herë të parë ndaj Bylisit dhe fituat shumë lehtë…
Ze Maria: U duk si ndeshje e lehtë, sepse e nisëm me 100km/orë dhe arritëm të fitojmë penallti pas pak sekondash, ndërsa pas dy minutash kaluam në avantazh. Pra ishin ne që me lojën tonë e bëmë këtë ndeshje të dukej shumë e lehtë.

Objektivi i rikthimit në Superiore mund të quhet i realizuar…
Ze Maria: Mungon vetëm një pikë dhe mund ta sigurojmë ndoshta që në javën e ardhshme dhe mund ta festojmë rikthimin në Superligë, me tifozët tanë. Bylisi ishte një kundërshtar mjaft i fortë dhe na hapi shumë punë, por ne kemi paraqitur një futboll mjaft të bukur dhe e meritojmë pozitën ku jemi.

A do të vijoni të drejtoni skuadrën në Superiore?
Ze Maria: Kemi ende edhe 2-3 muaj para se të rikthehemi të luajmë në Superiore dhe ka kohë mjaftueshëm për të përgatitur skuadrën. Besoj se do të vazhdoj sepse ka një kontratë dy-vjeçarë me presidentin Halili dhe unë dua të vijoj projektin e Tiranës. Filimisht synonim rikthimin e menjëhershëm në Superligë, ndërsa më pas do të synojmë ndërtimin e një skuadre pretendente.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...