Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tirana mposhtet nga Korona Kielce, e mbyll me humbje fazën në Antalia!

Tirana i mbyll me një humbje përgatitjet në Antalia aty ku gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar minifazën përgatitore të dimrit. Bardheblutë u mposhtën 2-1 me përmbysje në miqësoren e 3-të nga skuadra që luan në elitën e futbollit kroat Korona Kielce. Ndeshja nisi shumë mirë për Tiranën që kaloi menjëherë në avantazh teksa pas vetëm 4 minutash zhbllokoi rezultatin me  argjentinasin Agustin Torassa. Të dyja skuadrat patën të tjera mundësi në pjesën e parë, por shifrat mbetën të pandryshuara, ndërkohë në fraksionin e dytë, në harkun e 8 minutave nga e 47-ta në të 55-ën polakët e Koronas realizuan dy herë duke përmbysur shifrat me Pavindan dhe Lioin. Në pjesën e dytë Egbo bëri shumë ndryshime në formacion dhe përpjekjet e Tiranës për të bërë diçka nuk rezultuan efikase me takimin që u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës polake. Tirana këtë takim e nisi me Likën në portë, Doka, Vangjeli, Muça e Ismajlgeci në mbrojtje, Batha, Çelhaka si mesfushorë me tipare difensive dhe Cale, Torassa e Cobbinah në mbështetje të sulmuesit të vetëm, anglezit Michael Ngoo. Pas humbjes ndaj Alanyaspor dhe fitores ndaj hungarezëve të Mezokovesdi, kjo ishte humbja e dytë në tokën turke për bardheblutë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...