Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana në krizë rezultatesh, por “minierë ari” për talentet

“Miniera e arit” është ajo që çdo klub ëndërron të ndërtojë, sidomos kur flitet për klube me një kapacitet të kushtëzuar ekonomik dhe ku përfitimet nga futbolli janë të pakonsiderueshme në krahasim me shpenzimet. Atëherë si do të mund t’ia dalësh që në fund bilanci të jetë pozitiv?! Ndërto talente, rriti ata sportivisht në klub ku shpenzimet janë minimale dhe shiti kartonin me qindra mijëra euro! Sa e thjeshtë ta thuash, sa e vështirë ta kthesh në realitet! Gjithsesi Tirana ia ka dalë.

Ernest Muçi vendosi që në moshën 19-vjeçare të hedhë hapin gjigant në karrierë, duke kaluar nga kampionët e Shqipërisë te kampionia e Polonisë, Legia e Varshavës. Tirana përfitoi 500 mijë euro, plus 150 mijë të tjera bonuse, teksa do të përfitojë 10% të vlerës nëse Legia i shet të drejtat sportiv të futbollistit në një tjetër klub. Te bardheblutë militojnë edhe dy “xhevahirë” të tjerë, prej të cilëve ndoshta klubi nuk do të përfitojë 500 mijë euro nga secili – ndoshta nga të dy së bashku po –  Jurgen Celhaka dhe Marsel Ismailgeci.

Aktivizimi i futbollistëve të akademisë po rezulton formula e duhur, në raste të caktuara e vuan rezultati, por të mos harrojmë që pavarësisht politikës së investimit te të rinjtë, Tirana u shpall kampione Shqipërisë, pra nuk është e shkruar që nëse e kthen projektin nga akademia nuk fiton  dot trofe.

Doka, gjithashtu një prodhim i akademisë, u largua drejt Kroacisë, në këtë rast Tirana nuk përfitoi sepse nuk ia doli të gjente gjuhën për rinovimin e kontratës dhe futbollisti iku me parametër zero, megjithatë është një tjetër dëshmi e një biznesi që funksionon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...