Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Tirana një dashuri”, tifozët holandezë përshëndesin policinë dhe festojnë me gazetarin e Supersport

Tifozët e Feyenoord kanë nisur marshimin drejt stadiumit Air Albania ku do të luhet finalja e Conference League me ekipin e tyre që sfidon italianët e Romës. Tifozët holandezë janë entuziastë për triumfin teksa ecin në drejtim të stadiumit kanë ndaluar për të dhënë përshtypjet e tyre edhe rreth Tiranës.

Nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarin e Supersport, Jurgen Zela, ultrasit e Feyenoord rrëfejnë se e kanë pëlqyer jashtëzakonisht Tiranën ndërsa theksojnë se tashmë janë të dashuruar me kryeqytetin shqiptar.

Nga ana tjetër, holandezët nuk kanë ngurruar të përshëndesin edhe policinë shqiptare me të cilët në mbrëmjen e kaluar kaluan disa orë jo shumë të këndshme si pasojë e një përleshje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...