Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Tirana nuk shqetësohet nga merkatoja, vijon përgatitjet në Antalia

Duhet të ketë një raport të konsoliduar mes një trajneri dhe kapitenit, dhe te Tirana duket se mes Karabecit dhe Ze Marias ekziston. Bardheblutë vijojnë me ngarkesë të plotë përgatitjet në Antalia, ku ndodhen që nga 13 janari.

Ze Maria mund të buzëqeshë, pasi grupi që ka në dispozicion është i plotë, me Yunus Sentamu që është bashkuar me skuadrën që prej 3 ditësh, ndërkohë që punohet intensivisht për rritjen e ngarkesës fizike me dy seanca në ditë.

Në Antalia skuadra kryeqytetase ka gjetur kushtet optimale për një vijim sezoni tejet impenjativ dhe ku objektivat janë të rëndësishëm. Ofertat për lojtarë të ndryshëm nuk mungojnë, duke nisur nga Doka, Hoxhallari, apo Ngoo, por në klub preferojnë të tregohen të matur.

Në fokus janë jo vetëm financat por projektimi i një skuadre që sezonin e ardhshëm të jetë e denjë për të përballuar Kategorinë Superiore, ndërkohë për sezonin aktual, përveç rikthimit në elitë, Kupa e Shqipërisë dhe dritarja europiane mund të jetë një ngushëllim i ëmbël për vitin e parë të bardhebluve në Kategoritë inferiore.

Për momentin, e ardhmja përgatitet me humor të mirë, e madje edhe me ndonjë lojë futvolej e me garë roveshiatash. Për të kuptuar impenjimin dhe rivalitetin, mjafton të shohësh se një pikë aty shijon e feston si një fitore e vërtetë, edhe pse fitoren e parë në Antalia, bardheblutë do ta kërkojnë këtë të enjte, kur do të luajnë edhe miqësoren e parë përballë kazakëve të FC Tobol, në orën 13:00 me atë shqiptare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...