Tirana para provës së të vërtetës. Gjithçka është arritur vlen për t’u përgëzuar, një seri e jashtëzakonshme prej 9 fitoresh dhe një barazim, por do të jetë sfida me Kukësin testi shumëplanësh i titullit. Shumplanësh për llogaritë, për psikologjinë, por edhe në aspektin moral për statusin e skuadrës që meriton trofeun. Në aspektin e llogarive është e qartë, kjo është një ndeshje që vlen 6 pikë, përballje rivalësh të drejtëpërdrejtë, ku me një fitore lançohesh pikërisht në kurriz të kundërshtarëve direktë. Në aspektin psikologjik, një 90 minutësh ku një fitore çimenton besimin se po kjo skuadër ka forcën e duhur duke shtruar rrugën edhe për ndeshjet që do të vijnë, në aspektin moral për të treguar se ata janë realisht më lartë se kundërshtarët. Renditja në fund të kampionatit dihet është një shumatore e pikëve të 36 javëve, por pa mundur rivalët direktë dicka mungon.
Tirana i ka humbur të dyja sfidat e fazave të para ndaj Kukësit, e madje kanë qenë humbje me pasoja jo të vogla. Në fazën e parë shkonin në përballjen me skuadrën e Duros pas një serie pozitive të fillim sezonit, kishin mundur Luftëtarin, Vllazninë dhe Skënderbeun, duke u ndalur vetëm në një barazim me Teutën, në Elbasan Arena brishtësi psikologjike dhe ranë pre e golave të Abazajt dhe Shkurtajt, pastaj humbën edhe derbin duke marrë një rrugëtim plot oshilacione që e vuajtën jo pak. Në fazën e dytë sërish një fitore e Kukësit, 3-1 në favor të veril;indorëve, humbje fatale pëer drejtuesin e stolit Julian Ahmataj, por ajo ishte humbja e fundit që ka pësuar Tirana.
Egbo bëri mrekullinë duke filluar që nga derbi i radhës për një seri vërtet impresionuese. Kukësi e ka mundur 2 herë Tiranën, por asnjëherë Tiranën e Egbo, këtë herë është momenti për tju treguar kundërshtrarëve më të fortë se Tirana qëndron më lart, titulli fitohet me të voglat, por për ta merituar si duhet, duhet fituar edhe ndaj rivalëve të drjetëpërdrejtë, sidomos në një kampionat me 4 faza.