Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ora 19:00, në “Air Albania”, Tirana-Partizani, kryeqyteti në ethet e derbit

Kryeqyteti në ethet e derbit. Dy skuadra që kërkojnë ta dominojnë. Tirana-Partizani është një event që e mban me frymën pezull. Përcaktues, është më e pakta që mund të thuhet, për Tiranën në euforinë e 9 fitoreve dhe 1 barazimi në 10 ndeshjet e fundit, veçanërisht ekzaltuese ajo e fundit, do të thotë dora e fundit e çimentimit të bindjes, jemi për kampionë.

Partizani e luan për të mos humbur pikërisht këtë status, ata janë kampionët në fuqi, por nëse humbasin, diferenca prej 9 pikësh mund të nënkuptojë një abdikim të parakohshëm. Ecuria, klasifikimi dhe forma momentale thotë Tirana favorite, por në fakt derbi nuk ka patur kurrë favoritë, është ndeshja që përmbys gjithçka. Fiton ai që gabon më pak, Adolfo Sormani dhe Emanuel Egbo në duelin taktik të një sfide të jashtëzakonshme.

Italiani duket se ka më shumë dilema për formacionin, mungesa e Trashit i jep një fanellë titullari në krahun e majtë të mbrojtje Esin Hakajt, në qendër rikthehet Bitri përkrah Belicës, pikëpyetjet janë për sulmin, Solomon jashtë dhe Bardhi me Çinarin në sulm, tredhëmbësh sulmi me Brown në vend të Solomon, apo dhe një herë besim për nigerianin, zgjidhje që intrigojnë, por në fakt jo aq sa prania e mundshme e Esat Malës, akulli i dimrit të madh mes mesfushorit dhe klubi është thyer me rikthimin në stërvitje, a mund të jetë edhe në fushë në derbi, mbetet për t’u parë, e sigurt është se ai di si vendoset një Tirana-Partizani.

Në kampin bardheblu edhe falë galopit të fitoreve që ka stabilizuar formacionin tip dyshimet janë më të pakta. Egbo njeri që solli suksesin si pikë të fortë ka patur idenë për t’i bërë gjërat thjeshtë, secili në vendin e tij pa shumë eksperimente, vështirë se mund të ndryshojë këtë herë aq më tepër me qetësinë e rikthimit të Torassës dhe Ngoo të gatshëm për ta luajtur nga fillimi.

Ky derbi Egbosë i ndryshoi jetën, një fazë më parë merrte një skuadër në kaos dhe me atë fitore nisi një seri të jashtëzakonshme të denjë për të çuar skuadrën te titulli, te Partizani shpresojnë që këtë herë e njëjta gjë të ndodhë me ta, derbi është ndeshja që paracakton fate e kampionate, përplasja e madhe po afron.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...