Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana-Partizani, si ndryshoi kursi i një sezoni pas një derbi!

13 dhjetori i 2019-ës do mbahet mend si pika kyçe e kampionatit për Tiranën dhe Partizanin. Java e 14-të dhe derbi i fituar 2 me 1 nga Tirana pas 5 vjetësh kundër Partizanit ka ndikuar në mënyrë direkte në ecurinë e mëpasme të dy ekipeve.Përpara asaj ndeshje Partizani ishte në vendin e parë në renditje Tirana gjendej në vendin e 8-të në zonën play-out.

14 javë pas atij takimi që ndryshoi kursin e një sezoni në kryeqytet tabloja është rrëzuar. Tirana ndodhet e para në renditje dhe shumë afër titullit kampion ndërsa Partizani në vendin e 8-të në zonën play-out dhe në mes të një krize rezultatesh.

Por çfarë ndodhi në këto 14 javë kampionat. Të dy ekipet nuk e nisën mirë kampionatin dhe ishin të pakënaqur me trajnerët që kishin por ndryshimet në stol dhe ajo ndeshje derbi për herë të parë në Air Albania ndikoi për mirë tek Tirana që sot ka sulmin më të mirë të mirë të kampionatit me 56 gola dhe me shumë diferencë me të tjerët por edhe mbrojtjen e dytë më të mirë pas Kukësit.

Partizani është mes një situate të vështirë me shumë pak gola të shënuar në krahasim me sezonin e kaluar por dhe një nga mbrojtjet më të dobta duke vënë tani në rrezik një sezon që nga titulli kampion e shikon në luftë për mbijetesë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...