Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Tirana për historinë në Bernë, sfidon kampionët e Zvicrës për grupet Europa League!

1 muaj pa asnjë ndeshje zyrtare për shkak të bojkotit të kampionatit, sfida e fundit është finalja e Superkupës së Shqipërisë ndaj Teutës. A do jetë e njëjta Tiranë me të njëjtën formë fizike dhe atletike në fushë si ndaj Dinamo Tbilisit dhe Crvena Zvezdës, është kjo dilema e madhe e Emanuel Egbo dhe a do të penalizojë mungesa e ndeshjeve zyrtare(ka zhvilluar vetëm sfida miqësore) gjatë shtatorit skuadrën bardheblu, që sot në mbrëmje në kryeqytetin e Zvicrës Bernë luan ndoshta takimin më të rëndësishëm në historinë e saj. Tirana është vetëm një hap larg kualifikimit në grupet e Europa League diçka që e ka arritur vetëm një skuadër shqiptare, Skënderbeu në dy raste. Tapeti artificial i Wankdorf Stadion mund të jetë një minus për skuadrën e Egbo që ka lojtarë teknikë në përbërje si Torassa, Cale e Cobbinah dhe kërkon ta ketë gjatë gjithë kohës topin nën kontroll. Young Boys nuk humbet në shtëpi që nga dhjetori i kaluar në sfidën ndaj Portos në grupet e Europa League dhe kjo për forcën e kampionëve të Zvicrës. Tirana ndërkohë me përjashtim të portierit Visar Bekaj i afruar në merkaton verore që do të marrë vendin e Ilion Likës do të zbresë në fushë me të njëjtin formacion si ndaj Crvena Zvezdës.  Mrekullitë ekzistojnë në futboll dhe një të tillë do të kërkojë ta bëjë Tirana sot.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...