Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana përmbys Vllazninë, fiton për herë të 12-të Superkupën

Superkupa e Shqipërisë është e Tiranës. Bardheblutë mposhtën 3-2 me përmbysje Vllazninë në “Air Albania”, duke i shtuar palmaresit të tyre trofenë e 12-të të Superkupës.  Një fitore e madhe e të besuarve të Orges Shehit, që reaguan si kampionë në dy momente të vështira. Edhe pse u ndëshkuan që në minutën e 7-të nga Esat Mala, kryeqytetasit arritën të shënonin dy gola, duke përmbysur rezultatin.

Fantastik, i jashtëzakonshëm… Një perlë e vërtetë ajo që bëri Patrick në minutën e 39-të, me një gjysmëroveshatë që e kanë zili edhe emrat e mëdhenj të futbollit. Një gol me vlerë të jashtëzakonshme, që jo vetëm barazoi rezultatin, po u dha zemër dhe moral bardhebluve për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Golin e dytë, atë avantazhit të përkohshëm 2-1, e shënoi Florent Hasani në minutën e 53-të, duke e kaluar presionin në anën e kuqebluve, që pas shumë përpjekjesh ia dolën të barazonin në minutën e 86-të me një 11-metërsh të shënuar nga Latifi.

Gjithsesi, në kohën shtesë, atëherë kur nuk kishte më kohë për të reaguar, Redon Xhixha ndëshkoi ekipin shkodran me golin e rezultatit përfundimtar 3-2, me Kupën që u ngrit nga bardheblutë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...