Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana përzgjedh logon e festimeve të 100-vjetorit

Tirana me një logo të veçantë me rastin e 100-vjetorit të klubit. Drejtuesit e 24 herë kampionëve të Shqipërisë, pak kohë më parë kishin çelur një konkurs, duke ftuar të gjithë dashamirësit bardheblu që të jepnin idenë për stemën që do të përdoret në këtë ditëlindje shekullore të klubit me të titulluar në vend. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Tiranës ka zbuluar se logoja e e përzgjedhur është ajo punuar nga Florian Sallo.

Njoftimi i Tiranës:

“KF Tirana falënderon të gjithë tifozët për punimet e shumta që kanë sjellë për logon e 100-vjetorit të klubit.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë vit jubile, KF Tirana ka ngritur një grup pune me figura të njohura, kontribues ndër vite për historinë e klubit dhe qytetit.

Ish-drejtues, gazetarë, fotografë, autorë librash, njohës të historisë se klubit si dhe personalitete të qytetit të Tiranës, janë pjesë e këtij grupi pune që ka përgatitur një kalendar festiv për 100-vjetorin e KF Tiranës.

Mes tri punimeve më të mira, është përzgjedhur logoja e punuar nga Florian Sallo. Kjo do të jetë logoja zyrtare, që do të përdoret në të gjitha ditët festive të këtij viti jubile.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...