Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana prezanton fanellat e reja, spikasin detajet dhe pjesëmarrësit

Tirana ka prezantuar këtë të dielë uniformat e reja për sezonin e ri. Ngjyrat tradicionale, bardheblu, mbeten identifikuese për fanellën e parë të 26-herë kampionëve, ndërkohë që në dizajn bie në sy Kulla e Sahatit. Një objekt identifikues i kryeqytetit, që është menduar të pozicionohet në anën e majtë të fanellës, poshtë mëngës.

Klubi i Tiranës ka përfshirë në prezantimin e fanellave të reja Gentian Selmanin dhe Rimal Haxhiun si dhe tifozë të moshave të ndryshme. Bardheblutë janë shumë të kujdesshëm sa i takon anës së imazhit, diccka që e dëshmojnë dhe këtë herë.

Në anën tjetër, ka shumë punë për të bërë, teksa pas prezantimit të Bledi Shkëmbit si trajner dhe drejtorit Agim Ibraimi, skuadra është një kantier ndërtimi. Shumë prej titullarëve janë larguar, ndërkohë që në krahun tjetër ende nuk është zyrtarizuar asnjë afrim. Në datën 19 qershor, Tirana do të njohë dhe kundërshtarin që do të ketë përballë në turin e parë kualifikues të Conference League.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...