Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tirana-Prishtina apo Josa kundër bardhebluve!

Një sfidë bardheblush mes dy skuadrave më të titulluara të Shqipërisë dhe Kosovës. Tirana – Prishtina, që do të vijë drejtpërdrejtë këtë të dielë drejtëpërdrejtë në Supersport prej orës 20:00 do të jetë dhe një test i vërtetë për të dyja klubet në prag të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Tirana deri tani ka fituar dy miqësoret e saj me Apoloninë dhe Flamurtarin e Prishtinës duke shfaqur për më tepër dhe një formë të mirë por ajo me Prishtinën do të jetë një test që do të tregojë gjendjen e vërtetë të skuadrës së Ze Marias dhe për faktin se Prishtina është më përpara me përgatitjet sepse ka qenë e impenjuar dhe në kompeticionet europiane. Përvec se një miqësore që mund të konsiderohet dhe si vëllazërore sfida do të rikthejë në “Selman Stërmasi” dhe Mirel Josën, që këtë herë do të vijë si kundërshtar, dhe pse ngjyrat që mban veshur i ka sërish bardheblu. Për Prishtinën gjithshashtu kjo sfidë do të jetë gjithashtu një mundësi e mirë për të matur forcat me një skuadër të pjekur, si Tirana, e që po kompletohet dita ditës nga afrimet e reja dhe që ka tashmë dhe në mënyrën e lojës imazhin e trajnerit të saj, brazilianit Ze Maria. Të gjithë këto përbërës që e bëjnë këtë sfidë vere jo thjesht një miqësore, por një mundësi për të shijuar 90 minuta të një futbollli të freskët, që si gjithmonë nuk mungon në Supersport.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...