Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Tirana provon, por nuk ia del në Air Albania! Kukësi i Devollit në finalen e Kupës

Tirana provoi deri në fund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, por nuk ia dolën të përmbysnin disfatën e ndeshjes së parë 2-0. Bardheblutë fituan në Air Albania me shifrat 1-0, një triumf që nuk mjaftoi teksa në fund ishin verilindorët ata që festuan një biletë për në finale.

Takimi nisi me skenarin perfekt për kryeqytetasit duke qenë se kaluan në avantazh në minutën e 21 me anë të Deliut. Po në pjesën e parë, Tirana iu afrua golit të dytë me anë të Patrick që u ndal nga traversa. Në fund të fraksionit të parë, Kukësi gjeti golin e barazimit me Lamçen, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR me lojtarin që e kishte prekur topin me dorë.

Lexo edhe:

Në 45-minutëshin e dytë, skuadra e drejtuar nga Erbim Fagu tentoi për të gjetur golin e dytë. Megjithatë, fillimisht shansin e pati Kukësi me Salamin që u ndal nga traversa.  Nga ana tjetër, sërish traversa u bë protagoniste me fatin që ishte në anën e verilindorëve pasi traversa i erdhi në ndihmë portierit Tafas pas një goditje në zonë të Patrick.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe në këtë formë, ekipi i udhëhequr nga trajneri Bledar Devolli ia doli të festonte në Air Albania biletën për në finalen e Kupës që zhvillohet po në stadiumin kombëtar më datë 14 maj duke nisur nga ora 19:00.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...