Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana rikthehet në stërvitje, grupit i bashkohen Aleksi, Ngoo dhe Stafa

Pas rreth dy javësh ose më saktë pas 12 ditësh pushim skuadra e Tiranës është rikthyer në stërvitje për të nisur me përgatitjet për kualifikueset e Champions League.

Në një postim në rrjetet sociale “bardheblutë” kanë nxjerrë foto të lojtarëve, që duket se kanë nisur nga puna.

Ajo që bie në sy nga foto e publikuara është se grupit i është bashkuar edhe afrimi i parë i kësaj merkatoje, Albano Aleksi. Ish-mesfushori i Teutës ka nisur në mënyrë të menjëhershme dhe pa humbur kohë punën me ekipin e ri.

Përveç Aleksit me ekipin është bashkuar edhe Michael Ngoo. Anglezi ka kaluar dëmtimin që e la për pjesën më të madhe të sezonit që u mbyll jashtë fushës së blertë, më saktë ndeshja e fundit që ka luajtur sulmuesi është ajo ndaj Partizanit më 23 dhjetor 2021.

Andri Stafa është kthyer në shtëpi, pasi ka mbaruar huazimin te Burreli dhe ashtu si Aleksi dhe Ngoo edhe 20-vjeçari ka nisur punën me “bardheblutë”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...