Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana, rruga drejt titullit nis në Rrogozhinë… nga Kukësi

Kampionati rikthehet menjëherë me një pjatë të fortë. Luhet Kukësi – Tirana, sfidë e zonës së lartë dhe ndoshta mes dy skuadrave që dinë të shprehen më mirë. Bardheblutë me misionin për të ruajtur të njëjtin ritëm si para pauzës, një seri prej 4 fitoresh dhe vetëm një barazimi, falë së cilës kanë krijuar një distancë prej plot 13 pikësh ndaj ndjekësve më të afërt të Laçit.

Me një hendek të tillë sigurie vetëm një “hara-kiri” e bujshme mund t’u heqë titullin nga duart, por në lojë janë ende dhe 10 ndeshje e do të duhet i njëjti përqëndrim dhe motivim për të mos dënuar vetveten. Edhe pse me 4 lojtarë të grumbulluar nga kombëtaret dhe që janë kthyer në skuadër vetëm të mërkurën, Shehi gjithsesi ka patur kohën e duhur për ta përgatitur si duhet ndeshjen me pjesën tjetër të grupit.

Te Kukësi ndërkohë kryqëzojnë gishtat që pauza t’i ketë shërbyer italianit Diego Longo për të rikuperuar gabimet dhe për të ndryshuar “marsh”. Kukësi vjen pas një serie prej vetëm një fitoreje në 6 ndeshjet e fundit, hark kohor ku skuadra ka vuajtur për të gjetur golin. Kukësi përvijoi në fazën e parë profilin e një skuadre sulmuese, që krijon volum dhe luan rrjedhshëm dhe tani në segmentin final verilindorët duhet të tregojnë se cili është Kukësi i vërtetë.

Mungesë e sigurt ajo e Angelo Tafas i dëmtuar me kombëtaren e 21 vjecarëve dhe që e ka mbyllur që tani sezonin. Blutë kanë vuajtur në përballjet me rivalët direktë, janë mundur në takimet e fundit 4-0 nga Tirana, 3-0 nga Laci dhe 5-0 nga Partizani, dhe ky është një trend për t’u thyer nëse duan të ruajnë vendin e tretë që garanton Europën.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...