Tirana U-15 është zyrtarisht ekipi kampion i këtij edicioni futbollistik në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ për këtë grupmoshë.
Bardheblutë e vegjël luajtën ndeshjen e fundit të kampionatit në Laç, ku Tirana u mund me rezultatin 1-0 por pa ndikuar në çështjen e titullit me bardhelutë e vegjël që e kishin siguruar më parë falë diferencës që kishin me ndjekësit e Partizanit.
Kryeqytetasit në 27 ndeshje të luajtura kanë fituar 18, kanë barazuar në 6 ndeshje dhe kanë humbur vetën tre sfida, duke grumbulluar në total 38 pikë.
Lexo edhe:
- 11 nga 14 tituj të mundshëm, Guardiolën e ndalën vetëm tre trajnerë
- CR7 sërish në një klub europian? Një kompani e bën të mundur dhe ia ofron skuadrës gjermane
- VIDEO/ Dhimbje dhe lot në kryeqytet, skuadra historike bie nga kategoria
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit iu dorëzuan lojtarëve të Tiranës medaljet dhe trofeu i kampionit për edicionin futbollistik 2022-2023.
Ndërkaq, në takimet e tjera të javës së fundit në kampionatin ‘Abissnet Superiore U-15’, Partizani i vendit të dytë u mund nga Vllaznia, ndërkohë që kishte siguruar vendin e dytë në kampionat, ashtu si edhe Akademia e Futbollit që u mposht nga Teuta në Durrës, duke u pozicionuar në vendin e tretë për këtë edicion futbollistik.
