Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Tirona 2020″/ Sfidat sportive dhe administrative, për të festuar 100-vjetorin si kampionë

Vera e Tiranës është goxha interesante. Ata që ishin nën kontratë nuk u prekën, ndërsa ata lojtarë që ju përfundonte marrëdhënia me klubin, rinovuan.

Tirana mbajti të gjithë ata që donte t’i mbante, fillimisht Ze Marian, trajnerin. Në Kategorinë e Parë buxheti ishte 450 mijë euro, ndërsa për Superioren, presidenti vendosi të shtonte dhe 300 mijë euro të tjera për rrogat vjetore të lojtarëve.

Në mbrojtje erdhën Berisha, Vicent Atingah dhe Emini, në mesfushë Kobinah dhe Hasani, ndërsa në sulm erdhi Blazhevski. Merkato mund të konsiderohet e suksesshme, ndërkohë që në ajër qëndron mundësia për afrimin e një tjetër sulmuesi.

Në qendër është Majkëll Ngoo, por ai do të jetë gati vetëm për javën e tretë të kampionatit. Cilat janë objektivat e Tiranës? Ato shtrihen në dy plane, sportiv dhe administrativ. Në aspektin e parë klubi kërkon pjesëmarrjen në Kupat e Europës, pasi kjo do të thotë prestigj, por gjithashtu dhe të ardhura.

30 përqind e buxhetit mund të përfitohet pikërisht nga kjo pjesëmarrje. Klubi dëshiron që në qershorin e vitit të ardhshëm të ketë arkëtuar 250 mijë euro nga shitja e lojtarëve dhe duke llogaritur të ardhurat shtesë, e drejtë televizive, fond solidariteti dhe bileta, të balancojë në zero shpenzimet sezonale.

Të gjithë elementët kanë lidhje me njëri-tjetrin, një ecuri e mirë të çon në Europë, promovon lojtarët dhe sjell më shumë tifozë në stadium. Nga ana tjetër sfida administrative është shumë e rëndësishme.

Borxhet e së kaluarës pothuajse janë zeruar, por problemi Seferi, i mbartur prej afro dy dekadash dhe marrëdhënia financiare me tatimet, janë çështje për t’u zgjidhur, pasi kjo ka lidhje direkt me licensimin në Europë.

Detaje të tjera ndërkohë kanë nisur, ndërsa javën e ardhshme nis sistemi i abonimeve vjetore për tifozët, siç ndodh në klubet europiane. Sfida përmbledhëse është pikërisht rifitimi i raportit me tifozët, me të cilët nuk ka shumë negociata, por duhet të fitosh ndeshjet e mbi të gjitha derbin.

Sigurisht që shumëkush mund të thotë se Tirana është për titullin kampion, por një skuadër që vjen pas një viti në Kategorinë e Parë, nuk mund ta ngarkosh me kaq shumë pretendime. Klubi kërkon që ky të jetë viti i rimëkëmbjes, në mënyrë që titullin dhe festën ta synojë në 2020-ën, që përkon edhe me 100-vjetorin e klubit, ndaj dhe jo rastësisht në të gjitha prezantimet e kësaj vere, slogani është “Tirona 2020”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...