Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Titans Fight III”, spektakël dhe duele të ashpra, eventi i madh i boksit në SuperSport (video)

Të dielën e 13 nëntorit, në pallatin e sportit të qytetit të Durrësit, “Ramazan Njala”, organizohet një nga eventet më të mëdha të boksit në vend. Edicioni i tretë i “Titans Fight” sjell 6 ndeshje profesioniste, mes të cilave pesë janë në kategorinë e boksit olimpik, ndërsa një përballje tjetër i takon disiplinës së Kick. Mes takimeve do të ketë dhe një duel femrash. Krahas ndeshjeve si profesionistë, do të ketë dhe 6 ndeshje të tjera, të cilat do të jenë në nivelin amator, ku do të ndeshen sportistë të moshave të ndryshme, duke nisur nga 11 vjeç.
Në këtë edicion, krahas disa prej boksierëve më të mirënjohur në Shqipëri, do të marrin pjesë dhe shumë sportistë nga e gjithë bota. Përgatitjet për këtë event kaq të rëndësishëm kanë nisur prej kohësh. Të gjitha të ardhurat nga biletat që do të shiten për këtë event do të shkojnë për shtëpinë e fëmijëve në Shkozet.
Në aktivitetin që do të nisë që në orët e drekës, fillimisht do të zhvillohen 6 ndeshjet e niveli amator, për të vijuar më pas me takimet më interesante, të cilat do të transmetohen “live” dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSportit, në platformën DigitAlb.

Alban Beqiri, Nelson Hysa dhe Ardit Murja do të kërkojnë që para tifozëve kuqezi të dhurojnë spektakël e t’i bëjnë të gjithë krenarë, për të nderuar akoma dhe më shumë flamurin shqiptar, këtë herë ndaj emrave të huaj, të cilët do të zbarkojnë në Durrës.
Organizatorët kanë menduar që të organizojnë një nga eventet më të mëdha, teksa krahas 12 ndeshjeve që do të zhvillohen mes secilës prej tyre do të ketë show e spektakël, nga emrat më të njohur të botës së muzikës dhe humorit. Noizy, 2 Ton, Kastriot Tusha, Salsano Rrapi, Ledio Lako dhe Irgen Çela janë disa prej emrave që do të dhurojnë spektakël në këtë mbrëmje madhështore, që si qëllim ka kauzën e bamirësisë, ndaj pritshmëritë janë maksimale, që pallati i sportit në qytetin e Durrësit të jetë i mbushur plot e për plot.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...