Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tite: Messi i pandalshëm, thjesht ta ngadalësojmë

Trajneri i “Seleçaos”, Tite, ngre në qiell Lionel Messin në prag të gjysmëfinales së Copa America, Brazil-Argjentinë, që do të zhvillohet në “Belo Horizonte”. Edhe pse “ylli” i Barcelonës ende nuk është shfaqur në versionin e tij më të mirë, mbetet rreziku më i madh për skuadrën e Brazilit në këtë përballje klasike të Copa America.

“Ne nuk duhet të flasim vetëm për individualitet e Argjentinës. Ata e kanë përmirësuar shumë edhe lojën kolektive. Është pikërisht loja e mirë kolektive që ndihmon nxjerrjen në pah të individualiteteve. Askush nuk mund të ndalë Messin, thjesht duhet të ngadalësosh apo neutralizosh veprimet e tij.”

Tite vlerësoi mbështetjen që ka marrë nga tifozët, duke shpresuar se entuziazmi i tyre në “Estadio Mineirao” do t’i shtyjë drejt finales.

“Nëse tifozët do të sjellin dashurinë që na kanë dhënë kur po udhëtonim nga hoteli drejt stadium, do të na bëjnë më të fortë. Belo Horizonte ishte vendi i dashurisë më të madhe, ndjeshmërisë më të madhe.”

Gjysmëfinalja tjetër e Copa America do të luhet mes Kilit dhe Perusë në Porto Alegre. “La Roja” e ka mposhtur Argjentinën në dy finalet e fundit, duke i mohuar Messit trofenë e parë me përfaqësuesen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...