Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Titullar kundër Cadiz, por Balliu nuk ia del të mbrojë Vallecanon

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 18: Ivan Balliu of Rayo Vallecano controls the ball during the La Liga Santander match between Rayo Vallecano and Getafe CF at Campo de Futbol de Vallecas on September 18, 2021 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Rayo Vallecano është “tronditur” nga Cadiz, të cilët i kanë mundur me rezultatin 2-0. Skuadra e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ivan Balliut, nuk ia ka dalë të marrë pikë përballë ekipit të vendit të 18-të të La Ligës.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndërsa sa i përket dominimit të lojës mund të thuhet se ishte e balancuar.

Do të luheshin plot 55’ minuta lojë që Alcaraz të shënonte golin e parë dhe njëkohësisht t’u jepte avantazhin vendasve. Ndërsa në minutën e 63’ ishte Idrissi ai që do të godiste portën e Zidanes dhe në të njëjtën kohë t’i dhuronte dopietën e kësaj ndeshje Cadizit.

Nga ana e Vallecanos, Balliu e nisi sfidën që nga minuta e parë, duke qenë pjesë e formacionit startues, por shqiptari nuk mundi të bënte diferencë të madhe në fushën e lojës dhe të ofronte mbrojtjen që i duhej ekipit të tij.

Pas takimit të raundit të 27-të të La Ligës, Rayo Vallecano renditet në vend të 13 me 31 pikë, teksa Cadiz ngjitet në vend të 18-të me 24 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...