Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Titullar ndaj Udineses, barazon rekordin e Trezeguet dhe synon të parakalojë çekun Nedved

Sapo mbushi 33 vjeç, ka një kontratë drejt skadencës, që nuk ka gjasa të rinovohet, megjithatë në ndeshjen Juventus-Udinese do të jetë radha e tij për të zbritur në fushë.

Referenca është për anësorin e bardhezinjve, Alex Sandro. Allegri i ka dhënë besim edhe në kohët më të vështira, kur futbollisti kontestohej nga tifozët.

Vetë trajner i “Zonjës së Vjetër” ka shpjeguar pse Alex Sandro do të zëvendësojë Danilon e pezulluar.

“Alex Sandro është një lojtar i rëndësishëm. Këtë vit ai pati disa probleme, pastaj zgjodha treshen Danilo-Gatti-Bremer. Këtë vit Sandro është në vitin e tij të tetë ose të nëntë tek Juvja, ka fituar disa “Scudetto” dhe ka luajtur në finalet e Championsit. Ai ende mund t’i japë shumë futbollit”, deklaroi Allegri gjatë konferencës në prag të ndeshjes me Udinesen.

Siç pranoi Allegri, në realitet, sezoni i deritanishëm i Alex Sandros nuk ka qenë shumë pozitiv, veçanërisht për shkak të disa problemeve fizike që e mbajtën jashtë për një kohë të gjatë.

Lexoni edhe:

Alex Sandro megjithatë do të mbetet në historinë e Juventusit duke qenë se, përveçse ka fituar 11 trofe me bardhezinjtë, falë paraqitjes së tij kundër Udineses ai do t’i bashkohet David Trezeguet (320) në vendin e dytë në mesin e lojtarëve të huaj me më shumë paraqitje me “Zonjën e Vjetër”.

Para tij të paktën për momentin ka mbetur vetëm Pavel Nedved me 327 paraqitje. Por nga tani deri në fund të sezonit Alex Sandro mund ta parakalojë edhe ish-mesfushorin e famshëm çek.

Kontrata e Alex Sandros me Juventusin u rinovua edhe për një sezon tjetër verën e kaluar, gjithashtu me vullnetin e Allegrit, dhe për këtë arsye do të skadojë më 30 qershor 2024.

Për momentin duket e pamundur që braziliani të qëndrojë përtej kësaj date. Blerja e blerja e Tiago Djalos u bë pikërisht për të zëvendësuar brazilianin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...