Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Titullarët pushojnë, Kroacia mposht me përmbysje Gjeorgjinë

Fitore minimale për Kroacinë në miqësoren e zhvilluar ndaj Gjeorgjisë. Me shumë titullar të lënë pushim dhe një pjesë tjetër të ulur në stol për të pushuar, skuadra e Zlatko Dalic mori një tjetër sukses vetëm 3 ditë pas fitores ndaj Sllovakisë që i kualifikoi zyrtarisht në Euro 2020. Nënkampionët e botës e panë veten në disavantazh në minutën e 19-të kur Papunashvili kaloi në epërsi Gjeorgjinë, por reagimi i kroatëve ishte i shpejtë teksa barazuan shifrat me autogolin e Kashia në minutën e 25-të. Në të 54-ën Ivan Perisic një nga ata pak titullarë që u aktivizua që nga fillimi realizoi golin e dytë dhe atë të fitores 2-1 për skuadrën e Zlatko Dalic. Një gol special për Perisic pasi mbante në krah shiritin e kapitenit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...